Njoftimе

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) me shqetësim të madh ndjek shkeljet e standardeve të gazetarisë në informimin për tragjedinë e madhe në Tetovë dhe zjarrin në spitalin modular.

Mediat janë të detyruara, sidomos kur bëhet fjalë për informata të cilat i referohen humbjes të jetës të njerëzve, të respektojnë Nenin 1 nga Kodeksi i gazetarëve: “Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të kontrolluara dhe nuk do të fsheh të dhëna thelbsësore dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, apo bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të kontrollohet as sa kjo është e mundur."

Në lidhje me fotografitë eksplicite dhe videot nga fatkeqësia përkujtojmë në Nenin 8 dhe Nenin 7 të Kodeksit: “Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, fatkeqësive natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, procedurave gjyqësore nuk duhet të ketë senzacionalizëm.” Gazetari do ta respektojë privatësinë e personalitetit, përveç kur kjo është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal."

KEMM drejton thirrje deri te qytetarët që të paraqesin në zyrën tonë çfarëdo shkelje të standardeve të gazetarisë që do ta vërejnë në mediat tradicionale apo onlajn përmes paraqitjes elektronike në këtë link të faqes: https://complaints.semm.mk/?page_id=33.

Njëkohësisht kërkojmë nga institucionet informim transparent, në kohë dhe të saktë për publikun me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga përhapja e spekulimeve në këto çaste të vështira.